fbpx
Lajme

Nepotizmi: Vajza e Nagavcit, motra e Bislimit, motra e Sveçlës, burri i Haxhiut, gruaja e Zybës

Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës t’i kemi njerëzit më të ndershëm dhe të dijshëm dhe se për këtë arsye nuk mund të mbushen ambasadat e ministritë me kusherinj.

 “Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

Por, me ardhjen e tij në pushtet, nepotizmi ka lëshuar rrënjë në mënyrë enorme.

Fillimisht u emërua axha i kryekuvendarit Glauk Konjufca në pozitën e Këshilltarit në Ministrin e Mbrojtjes. Më tutje,

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

QKUK ka konfirmuar se motra e zv kryeministrit Besnik Bislimi është punësuar në njërën prej klinikave të hapura së fundi në kuadër të Spitalit Pediatrik. Valbona Bislimi është punësuar në klinikën e Neonatologjisë, pas hapjes së konkursit. Bashkë me të ishte avancuar edhe nipi i Besnik Bislimit.

Së fundmi, është rasti i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave gjatë qeverisjes së shkurtër të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2020, raporton Demokracia. Vajza e Nagavcit raportohet se është Zyrtare e Lartë për Koordinim dhe Asistencë të Komitetit për PPP dhe AP-ve në Ministrinë e Financave.

Nermin Pakashtica, motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, është zgjedhur fituese në një konkursi publik të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë lidhur me një projekt të financuar nga Banka Botërore.


Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybës, i është punësuar bashkëshortja në Byronë Kosovare të Sigurimeve, e cila udhëhiqet nga Sami Mazreku. Paga mbi 1 mijë euro.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është emëruar si këshilltar i jashtëm i tij politik.

Njësoj, nipi i Haxhi Avdylit është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Shkurte Aliu, motra e deputetit të Vetëvendosjes (VV’së), Luan Aliut, është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close