Lajme
VIDEO EKSKLUZIVE 1999: Sot e fyen, por dikur Sami Kurteshi ishte ‘përkthyes’ i Thaçit
Ishte viti 1998 kur po mbahej mbledhja e parë, respektivisht Kuvendi i parë për themelimin e Partisë për Progresin Demokratik, e cila pas një viti do të njihej si Partia Demokratike e Kosovës.
Sot, faqet e ndryshme në rrjetet sociale kanë publikuar disa fjalime të figurave eminente ndërkombëtare të cilët kanë marrë pjesë në Kuvendin Themelues të PDK-së, ku ndër ta shihet edhe Sami Kurteshi në rolin e përkthyesit.
Përderisa një profesor gjerman është duke e lavdëruar Thaçin, Sami Kurteshi ishte duke përkthyer nga gjermanishtja në shqip, transmetojnë faqe e ndryshme në rrjetin social facebook.