VIDEO EKSKLUZIVE të vitit 1990: Atentati dhe eksplozivi në banesën e Xhavit Halitit nga UDB, atentatorë
Xhavit Haliti ishte njëri nga drejtuesit kryesor të LPK-së dhe UÇK-së. Një medium zviceran kishte bërë një reportazh për atentatin e UDB-së ndaj Xhavit Halitit në Zvicër në vitin 1990. Në videon të cilën e kemi siguruar, shihet eksplozivi i UDB-së i cili shpërthen në banesën ë e Xhavit Halitit, por edhe pamjet e dy agjentëve të UDB-së të cilët i kishin kapur kamerat e sigurisë.
Sipas mediumit dhe dokumentarit zviceran të bërë në vitin 1990, që ka publikuar pamje super ekskluzive, shihet Xhavit Haliti në Zvicër pas atentatit. Mediumi thekson se “Xhavit Haliti është arrestuar dyherë nga Serbia si dhe Shërbimi sekret serb kishte ndjekur vazhdimisht gjurmët e tij”.
Poashtu, mediumi zviceran thekson se “Xhavit Haliti fle rrallë herë në shtëpinë e tij në Zvicër nga frika e ndonjë sulmi vrasës”. Në atë dokumentar, pas ekskplozivit dhe atentatit, Xhavit Haliti kishte folur për mediumin duke thënë se “Janë përpjekur të më vrasin mua dhe familjen time”
Sipas provave, në janar të vitit 1990 shpërtheu bomba me gati njëqind plumba të çeliktë, një konstruksion vdekjeprurës.
Pamjet e sigurisë kishin kapur dy burra duke thyer derën dhe në ora 21:47 ishin futur në objektin banesor ku jetonte Xhavit Haliti. Në ora 21:51 burrat ishin larguar nga objekti. Pas largimit, pas 8 minutave bomba kishte shpërthyer.
Fatmirësisht, falë pamjeve, policia zvicerane kishte arrestuar njërin nga atentatorët i cili kishte emrin Miroslav P, një kriminel i rëndë jugosllav, sipas mediumit zviceran. Sipas Xhavit Halitit në atë kohë Shërbimi Sekret Serb shpesh herë i afron kriminelët për t’i amnistuar nga veprat e tyre të mëparshme.
Sipas avokatit zviceran, pas disa muajsh ishte liruar atentatori dhe sipas tij kishte intervenuar Shërbimi i UDB-së. /epilogu/
VIDEO / DOKUMENTARI ME PAMJE EKSKLUZIVE – ME TITRA SHQIP: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=mL5lLzrVhdo&fbclid=IwAR2h69nU08k0x4F2rH-syErdCpobgnOifgTMpTQ_jQ-udg1r3a8NJ4HqQIk
PAMJET e atentatorëve duke e montuar eksplozivin