fbpx
Lajme

HULUMTIM: Emrat e aktivistëve të VV’së që u punësuan nëpër ministri

Partia e Kurtit, e rryer në opozitë, siç duket, ka vendosur t’ua shpërblejë mundin disa prej aktivistëve të saj, tash që erdhi në pushtet. Më poshtë gjeni aktivistët e Vetëvendosjes, që tashmë janë punësuar nëpër ministri.

Angazhimi në institucione i familjarëve dhe bashkëpartiakëve ka qenë një nga kritikat dhe denoncimet që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë në vazhdimësi.

Vetë lideri i kësaj partie, Albin Kurti,  disa herë kishte problematizuar këtë fenomen. Madje në një tubim gjatë fushatës së fundit elektorale, ai kishte deklaruar se kushërinjtë e familjarët janë për dasma e se nuk e kanë vendin në institucione.

“Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

Por, së fundi, një familjar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe mbesa e deputetit të VV’së, Jahja Koka, janë angazhuar në institucione publike. Përzgjedhja e Gëzim Tosunit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe avancimi i Fadile Dylës në rolin e U.D. të sekretares së Ministrisë së Arsimit, u kritikuan mjaft shumë, ndërkohë që nga akterët e pushtetit si arsyetim është dhënë përgatitja profesionale e personave në fjalë ose koha e gjatë pa u parë me ta e pushtetarëve.

Krahas kësaj, partia e Albin Kurtit ka bërë vend edhe për shumë aktivistë e mbështetës të saj nëpër ministri. Shumë nga ta janë angazhuar në rolin e këshilltarëve politikë dhe asistentëve në kabinetet e ministrave.

Nazlie Bala dhe Flamur Pireva janë dy nga këshilltarët politikë të Albulena Haxhiut, në Ministrisë e Drejtësisë, të cilët po ashtu janë bashkëpartiakë të ministres. Madje, zonja Bala ishte kandidate e VV’së për deputete në disa procese zgjedhore, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit.  Zonja Haxhiu ka angazhuar në këtë ministri edhe dy bashkëpartiake nga VV, Elma Krasniqin si asistente administrative dhe Berita Abazin si asistente ekzekutive.

No description available.
Foto e marrë nga profili i znj. Nazlie Bala
No description available.
Foto e marrë nga profili në Facebook
No description available.
Berita Abazi
No description available.
Elma Krasniqi në tubim të VV’së

Angazhimi i xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca,  si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes që drejtohet nga Armend Mehaj, bëri mjaft bujë, por në këtë ministri janë angazhuar edhe anëtarë të tjerë nga VV. Flamur Arifaj është angazhuar si këshilltar politik dhe zëdhënës i kësaj ministrie, ndërsa Agime Gashaj si shefe e kabinetit e ministrit Mehaj. Kjo e fundit ishte edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit nga partia e Kurtit.

No description available.
Fletushka nga koha kur Konjufca ishte kandidat i VV’së për kryetar të Lipjanit

Aulona Bytyqi është aktivistja tjetër e VV’së e cila është punësuar si asistente ekzekutive në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dikaster ky që drejtohet nga Xhelal Sveçla.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka bërë vend në ministrinë që drejton për dy zyrtarë me prapavijë partiake. Shefja e kabinetit në këtë ministri, Edita Buçinca, në rrjetet sociale që nga viti 2020 shfaq mbështetje për Albin Kurtin dhe partinë e tij. Kurse, Nagavci në kabinetin e saj ka angazhuar si asistente administrative edhe aktivisten e VV’së, Besarta Haskaj-Balaj.

Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka të punësuar disa zyrtarë që kanë afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje. Asistentja ekzekutive e ministrit Hajrullah Çeku, Donartë Kastrati, dhe asistentja administrative e tij, Bleona Kelemendi, janë dy nga aktivistet e punësuara në këtë ministri. Ministri Çeku ka angazhuar po ashtu si këshilltare politike dy aktiviste të partisë së tij, Nora Arapi – Krasniqin dhe Dorotea Deshishkun. Edhe Zana Fetiu, këshilltare politike në këtë ministri, në rrjete sociale shihet të japë mbështetje për kryeministrin Albin Kurti.

No description available.

Pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk drejtohet nga ndonjë ministër i VV’së, por nga Elbert Krasniqi nga IRDK, edhe në këtë ministri ka të angazhuar zyrtarë nga partia e Kurtit. Njëri nga ta është Fidan Kalaja, këshilltar i lartë politik në këtë ministri, i aderuar jo shumë kohë më parë në VV.

Pozita të asistentëve kanë marrë edhe dy aktivistë të VV’së, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ministri Liburn Aliu ka angazhuar në ministrinë që drejton Lirika Komonin si asistente ekzekutive dhe Imer Fejzën si asistent administrativ, i cili është djali i axhës së deputetës Arjeta Fejza.

Në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci i Listës Guxo, që ishin pjesë e listës së VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë punësuar dy mbështetës të kësaj liste që drejtohej nga Vjosa Osmani. Fjala është për shefin e kabinetit Avni Olluri dhe asistenten ekzekutive Verona Menxhiqi.

No description available.
Profili i z. Avni Olluri
No description available.
Fotografi e marrë nga profili në Facebook i znj. Verona Menxhiqi

Aktivist i VV’së është edhe Salih Hoxha, i punësuar si këshilltar politik i ministres Artane Rizvanolli, në Ministrinë e Ekonomisë.

No description available.
No description available.

Këta janë vetëm disa nga aktivistët e VV’së të angazhuar në institucione, të cilët Gazeta Express ka arritur t’i identifikojë.

Duhet theksuar Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Punës e Transfereve dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk kanë përditësuar të dhënat për asistentët dhe këshlltarët politikë të angazhuar pranë ministrave.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close