fbpx
LajmeNdërkombëtare

Vriten dy ushtarë ukrainas në Donetsk

Ushtria e Ukrainës njoftoi përmes një postimi në Facebook se dy anëtarë të saj u vranë të dielën gjatë një operacioni luftarak në rajonin lindor të Donetsk-ut.

Në këtë njoftim thuhet se dy ushtarët vdiqën nga plagët e marra nga pajisje të panjohura shpërthyese në kohën kur po e mbronin pjesën e pasme të frontit luftarak nga, siç thuhet në postim, një grup sabotues dhe spiunues.

Vdekja e këtyre dy ushtarëve vjen pas një rasti tjetër fatal, kur gjashtë ushtarë ukrainas, përfshirë një kolonel, u vranë muajin e kaluar.

Ndryshe, më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e Ukrainës Lindore, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Me qëllim të përfundimit të konfliktit pesëvjeçar, liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të zhvillojnë negociata javën e ardhshme, më 9 dhjetor.

Pasi Rusia e pushtoi me forcë Gadishullin e Krimesë në fillim të vitit 2014, ky shtet e nxiti krijimin e grupeve separatist në dy rajonet më lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Kievi e akuzon Moskën se ka ofruar trajnime dhe armë për separatistët, ndërsa Rusia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se konflikti në Ukrainë është luftë civile, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close