fbpx
Lajme

VV dikur e kundërshtonte, tani gëzohet për zbatimin e marrëveshjes së Thaçit për targa

Dje, zyrtarisht shteti i Serbisë tregoi për zbatimin e marrëveshjes për targat. Nga 1 janari, tabelat RTK do të pranohen në shtetin e Serbisë. Ministri serb Petkoviq tregoi se marrëveshja ishte arritur shumë vite më herët, kur kryenegociatore ishte Edita Tahiri dhe kryeministër Hashim Thaçi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 25 dhjetor se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.

Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ai vendim në fakt ka qenë obligim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila i referohet targave të RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, futjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme”, theksoi Petkoviç.

Por, VV dikur e kishte kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje.

Njësoj, VV e Albin Kurti e kishin kundërshtuar ashpër edhe marrëveshjen për energjinë e cila u nënshkrua në kohën e qeverisë së Isa Mustafës. Madje, për këtë marrëveshje VV e kishte sulmuar me vezë Isa Mustafën. Por, pas dakordimit për zbatimin e kësaj marrëveshje, VV në rolin e pushtetit, kishte festuar dhe e kishte shitur si fitore të saj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close