fbpx
Lajme

Haxhiu kërkon falje për deklaratën e bërë: VV tentoi të më linçojë mua, për të fshehur humbjen e tyre

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar pasi iu shpërnda një deklaratë ku thuhej se flet për amnistim të krimeve serbëve, duke u kërkuar falje të gjitha familjareve të dëmtuara, si dhe duke thënë se VV e bëri këtë për të mbuluar gabimet e veta, shkruan Gazeta Metro.

Në një kolumnë të publikuar së fundi, Haxhiu ka thënë se VV ka nisur kauzë linçimi ndaj tij, pasi që po dëshirojnë t’i mbulojnë gabimet e veta.

“Më vjen keq, që për ta kaluar një situatë të rëndë politike brenda Qeverisë Kurti, sinkronizohen individë dhe grupe – që për t’i mbuluar gabimet e veta, në mënyrë gebelsiane ndërtojnë kauzë politike të paqenë dhe kauzë linçimi publik ndaj meje. Duke vendosur jashtë kontekstit fjalitë e mia.”, ka thënë ai.

Tutje Haxhiu u ka kërkuar falje të gjitha familjeve të dëmtuara.

“Duke u kërkuar falje familjeve të dëmtuara, që i nënshtrohen këtij terrorizimi, dhe që mund ta kenë marrë si të mirëqenë mendimin tim të retushuar nga autorët e mesazheve të dirigjuara, dua ta bëj edhe një herë të qartë qëndrimin tim për Gjykatën Speciale dhe për amnistinë, por jo kurrsesi amnistinë për krimet e luftës.”, ka thënë ai./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close