Lajme
VV kundër faljes së gjobave që u dhanë gjatë pandemisë, Kusari: Do të ishte dekurajim
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, thotë se falja e gjobave të pandemisë do të ishte ‘dekurajim për ata që kanë respektuar normat dhe ligjin e pandemisë’.
“Vendosja e faljes së gjobave në interpelanca, është dekurajim për ata që kanë qenë ata që kanë qenë në përputhshmëri me ligjin, kanë aplikuar normat e parapara me ligj, po bien viktimë sepse ata që kanë shkelur ligjin dhe janë gjobitur po fallen përmes interpelancave. Në Kosovë sistemi ligjor dhe edhe ky ligj që parashah normat, shkallët e ankimimit që mund të aplikojnë qytetarët apo bizneset. Por faljet, janë thirrje dekurajuese për qytetarët që të mos aplikojnë ligjet”, tha Kusari-Lila./Periskopi/