Marrëveshja për dokumente e cila u arrit sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dikur për LVV-në ishte produkt i negociatave të imponuara nga Serbia dhe rrjedhojë e një procesi jo të drejtë.
Madje në vitin 2011, Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin kritikuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me Serbinë.
Atëherë, ish- Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte deklaruar se marrëveshja që po zbatohet ishte produkt i negociatave të imponuara nga Serbia dhe rrjedhojë e një procesi jo të drejtë.
“Marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po përkufizojnë një marrëdhënie të vecantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse është e vecantë, kjo është një marrëdhënie nënshrtrimi dhe jo barazie”, ka deklaruar Ymeri.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur të shtunën pasdite se është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet.
Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Serbia nuk do të lëshojnë më dokumente për qytetarët e vendeve të tyre që e kalojnë shtetin tjetër. /paparaci/