Lajme
VV shpërthen me akuza ndaj LDK-së: Janë parti e pazareve, kryesuesi i takon LVV-së
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Është Faruk Dakaj nga Vetëvendosje ai i cili ka shkruar në profilin e tij në Facebook se posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal u takon atyre e jo LDK_së, shkruan Gazeta Blic.
Sikurse edhe dihet, pas zgjedhjes së Artan Abrashit si deputet, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbetur pa kryesues.Dakaj në reagimin e tij, ndër të tjera ka shkruar se LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit.
Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë:LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit. (Dhelpër)Për LDK-në interesi i qytetarit vjen i fundit, sa për PDK-në dihet moti.Kryesuesi i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të bëhet.