fbpx
Lajme

Zahir Pajaziti: “ekzekutimin e inspektorit do ta bëj në pikë të ditës, sepse ne nuk jemi shuar”

Rrëfim:

Ishin net të ethshme. Arrestimet janë të kudoshme, secila derë mund të trokasë ose mund të shkyhet. Atëherë Zahiri vendos të hapë një “portë”tjetër, ashtu si ishte mësuar të hapë porta të tilla. Fillon punën për ekzekutimin e një inspektori famëkeq të shërbimit të sigurimit të fshehtë serb. Dy miqtë e tij, që janë në të njëjtin vend, Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi, i kërkojnë të bëhen pjesë e aksionit. Ngurron.

Nuk ju thotë fillimisht as po e as jo. Ju thotë, duke qeshur, se “nuk ka vdekë Llapi e Gollaki”. Megjithatë e mendon idenë e të tjerëve. Ata janë të panjohur për tregun e Besianës, ku është menduar të bëhet aksioni. Nuk donte tashmë një aksion të fshehtë, gjuajtje nate, donte të bëhej gjithçka në pikë të ditës, në një vend të hapur, ku të dihej se nuk ishte shuar asgjë, dhe vendos për Tregun e Kafshëve, të Besianës. Përsërit prapë thënien e tij se “nuk ka vdekë Llapi e Gollaki”.

Megjithatë ai mendon më gjatë se kaq. E ndjen se tashmë nuk do të ishte e mjaftueshme vetëm një aksion, vetëm në një zonë. Nëse goditjet po bëhen kudo, atëherë duhet të kenë të njëjtën përgjigje.
Është hera e parë që ai mendon të realizojë diçka më të madhe se zakonisht. I shkon mendja tek shokët e rinj në Vushtrri, pastaj mendimi i shkon tek Haradinajt në Dukagjin e tek Adem Jashari në Drenicë. Adem Jashari është ndër të paktët njerëz, të cilëve ai u bën vend në adhurimin e tij. Për Haradinajt al ka dëgjuar prej shokëve të tij, është takuar një herë me Luanin dhe Ramushin, mirëpo ka bashkëpunëtor një njeri të afërm të tyre, Lahi Ibrahimin, gjithashtu anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Tani kërkon lidhje me shokët e tyre. Mendon po ashtu për njerëzit e Mehë Ukës, të cilin dikur e ka parë, e ka takuar, ka folur me të. Është vrarë në fundin e dhjetorit 1996. Ka pasur diçka mes tyre që nuk do të mund të spjegohej. Tjetrin, Adem Jasharin, nuk e ka parë asnjëherë. E kishte mit, ishte nisur gjithnjë drejt tij dhe nuk kishte arriturkurrë.

Kur e kishte ndjerë ndrydhjen e zemrës nga mungesa e takimit, i kishte dërguar një paketë cigare, si shenjë mitizimi. Ai e kishte çmuar gjithnjë atë aktin e thjeshtë të mikpritjes, kur i zoti I shtëpisë hedh cigaret miqve të tij. Këtë kishte dashur të thoshte, megjithëse do e kishte pasur për nder, në gjithë jetën e tij, sikur të kishin shkëmbyer nga një cigare me atë burrë të madh. Gjithnjë kishte qëndruar diçka mes tyre. Ndoshta jo edhe aq shumë ilegaliteti, se sa një ndjenjë tjetër, të cilën ai nuk e kishte ditur, ose nuk kishte dashur të dinte se nga vinte.

Tani gjithçka po përmbysej në fare pak ditë, marramendshëm shpejt. Edhe ai do të përmbyste rrjedhat. Nëse do të kishte në të njëjtën ditë disa aksione, në disa vende, mes të cilave të ishte edhe Drenica, kjo do të thoshte jashtëzakonisht shumë. E kishte bërë në mend të shkonte në të njëjtën ditë tek shokët e Mehë Ukës dhe tek Adem Jashari. Kjo do të ishte njëkohësisht edhe prishja e barrierave. Ndoshta, pikërisht në këtë përcaktim të udhëtimit të tij, do të mbështetej edhe pjesa e deklaratës serbe, pas ngjarjes së 31 janarit 1997, se “ishin nisur të shpërthenin tek bashkëmendimtarët e tyre në Drenicë”. (“Nedeljni Telegraf, nr.37, 05.02.1997

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close