fbpx
Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës: 23 përqind e popullsisë jeton në varfëri

Banka Botërore në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Rezultatet e Varfërisë në Konsum në Republikën e Kosovës në periudhën 2012-2017”. Ky raport është përditësim i vlerësimit të varfërisë në Kosovë, i botuar në muajin prill të vitit 2017. Vlerësimi i varfërisë në Kosovë është  bërë bazuar në rezultatet nga Anketat e Buxhetit të Ekonomive Familjare 2012-2017.

Ky publikim ofron të dhëna për varfërinë absolute në Kosovë në vitet 2012-2017 ku konsumi është përdorur si matës i mirëqenies apo pasurisë individuale. Në këtë raport janë përdorur dy kufij të varfërisë , një kufi që konsiderohet adekuat për përmbushjen e nevojave themelore dhe një kufi i ulët i varfërisë së skajshme.

Bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2017, është vlerësuar se 18.0 përqind e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 5.1 për- qind të popullsisë nën kufirin e varfërisë së skajshme.

Duke krahasuar të dhënat përgjatë viteve, mund të vërehet se shkalla e varfërisë ka rënë për rreth 5.9 pikë të përqindjes nga viti 2012 në vitin 2013 mandej ka shënuar rritje nga viti 2013 në vitin 2014 për 3.7 pikë të përqindjes dhe më pas  ka rënë në shkallën 3.9 të vitit 2014 në 2015, pastaj shënoi rënie  0.8 pikë të përqindjes midis 2015 dhe 2016 dhe përsëri shënoi rritje me 1.2 pikë të përqindjes midis 2016 dhe 2017. Shkallët e varfërisë dhe të varfërisë së skajshme janë më të larta në vendbanimet rurale.

Gjini koeficient tregon se pabarazia në Kosovë ka rënë nga viti 2012 në vitin 2013, ka shënuar rritje nga viti 2013 në 2014 dhe më pas rënie në vitin 2015 dhe 2016. Megjithatë, në vitin 2017, trendi u kthye dhe pabarazia e përgjithshme u rrit. Kjo do të thotë se gjatë gjithë periudhës 2012-2017, pabarazia u ul vetëm pak. Po ashtu vlenë të përmendet se në periudhën gjashtëvjeçare, pabarazia në zonat urbane ka qenë më e lartë se në zonat rurale. Disa ulje të pabarazisë u vërejtën në zonat rurale, por kjo u kompensua nga rritja e pabarazisë në zonat urbane. 

Shkalla më e lartë e varfërisë është vërejtur në mesin e ekonomive familjare me shtatë dhe më shumë anëtarë, me përjashtim të viteve 2015 dhe 2016, ku shkalla e varfërisë ishte më e lartë në mesin e ekonomive familjare me pesë anëtarë. Përkundrazi, normat e varfërisë ishin më të ulëta në mesin e ekonomive familjare me tre ose më pak anëtarë.

Shkalla më e ulët e varfërisë në vitin 2017 është në mesin e ekonomive familjare që kryesisht varen nga punësimi me rrogë në sektorin publik, të hyrat nga jashtë (remitencat), bizneset private të ekonomisë familjare dhe bujqësia . Në anën tjetër, shkalla e varfërisë është më e larta në mesin e ekonomive familjare, që burim kryesor të të ardhurave kanë ndihmat sociale. Megjithëse shumica e të varfërve janë të përqendruar në ekonomitë familjare te të cilat burimi kryesor i të ardhurave të tyre vjen nga rroga në sektorin privat (34.7 për qind), rreth 11.8 përqind e të varfërve raportojnë të ardhura nga asistenca sociale si burimi kryesor i të ardhurave familjare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close