Zbulohen gjashtë buste për një ditë, vetëm në Gjilan!
28 nëntori, apo njëra ndër datat më të shënuara në vend padyshim se vë në dispozicion të gjitha komunat për shënjimin e saj.
Është pikërisht komuna e Gjilanit që ka vendosur që për nder të shënjimit të kësaj dite, të zbulojë gjashtë buste për një ditë.
Si për çudi, komuna ka vendosure që të gjitha bustet t’i zbulojë nesër, më 27 nëntor, transmeton Indeksonline.
Në njërin prej njoftimeve thuhet:
Me rastin e Ditës së Flamurit, më 27 nëntor, Gjilani pret krahëhapur kreshnikun e Karadakut të skalitur në përmendore, Idriz Seferin.
Po në këtë ditë zbulohen bustet e dëshmorëve dhe personaliteve të shquara kombëtare:
Ora 9:00 zbulimi i bustit të Reshat Ymerit
Ora 9:15 zbulimi i bustit të Xhavit Ahmetit
Ora 9.30 zbulimi i bustit të Esat Berishës
Ora 9:35 zbulimi i bustit të Halim Oranës
Ora 9:45 zbulimi i bustit të Muharrem Ibrahimit dhe
Ora 11:00 zbulimi I shtatores së Idriz Seferit.