fbpx
Lajme

Ali Ahmeti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Në 1992 i shkova në shtëpi në Kroaci, hyra ilegalisht në Kroaci

Veprimtari i hershëm i LPK-së z. Ali Ahmeti ka treguar për takimin e tij me ish ministrin e Mbrojtjes z. Ahmet Krasniqi. Ai tregoi për takimin, prapaskenat dhe diskutimin gjatë takimit.

“Nëse s’gaboj në 1994, unë kam shkuar ilegalisht kam hy në Kroaci, jo 1992 ka qenë se akoma kishte luftime në Zagreb, 92, ose 91′ tash mos më zini për fjale, por e dij që luftime kishte në Zagreb, dhe e kam takuar Ahmet Krasniqin. I kam shkuar në shtëpi. Bashkë me disa bashkëatdhetarë tanët, që nuk janë, nuk jetojnë edhe ata, dhe e kemi vizituar, Ahmet Krasniqi ishte shumë i ngarkuar, sepse e kishin dërrmuar, ishte i arrestuar nga pala serbe, i ngarkuar psiqikisht ishte, dhe më vonë u thotë Agim Mehmeti që ishte në lidhje të vazhdueshme me ne, u thotë jemi takuar me Ahmet Krasniqin, dallimet ne i nxjerrnim në tavolinë, dallimet që i kishim, sepse ne mendonim që luftën s’mund ta bëjmë me aeroplanë, sepse nuk kemi mundësi t’i sigurojmë, ne luftën s’mund ta bëjmë me tankse sepse s’kemi si t’i sigurojmë, por ne duhet të kemi armatim kundër tanksit, armatim kundër ajror. Këto kanë qenë vlerësimet tona për organizmin e rezistencës”.

Më tutje Ali Ahmeti tregoi se “Nuk ka pas asnjë kokëqarje, asnjë fërkim në mes nesh, kam vazhduar, pjesa e Ahmet Krasniqit me ngritjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, që nuk ka pas ndonjë përballje. UÇK po vepronte, po luftonte, dhe gjithë ata që mendonin të jenë drejtpërsëdrejti në front vinin në UÇK”.

Poashtu, Ali Ahmeti foli edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit duke treguar se “Dhe më vonë u zgjodhë, pas… që për mua është shumë enigmatike dhe unë mendoj që Ahmet Krasniqi ka qenë pengesë për okupatorin, Ahmet Krasniqi ekzekutohet që akoma nuk është zbuluar se si ka ndodhur ky rast, por unë mendoj që Serbi ka patur organizimin e jashtëzakonshëm…, unë mendoj që në këtë periudhë ka patur avari brenda shërbimit shqiptar, se po të ketë fakte, po të ketë argumente, shërbimi shqiptar do i publikonte. Dhe në mënyrë aq të sofistikume është bërë ekzekutimi i Ahmet Krasniqit, shihet që është dorë profesioniste, shihet që është dorë e mirëfilltë shtetërore, edhe sot ka mbetur e pa zbuluar vrasja e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Edhe sot UDB ka linjat e veta edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Ka qenë organizatë që ka vepruar 70 vite në këto hapësira”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close