fbpx
Lajme

Zeka: Kurti e ka 100% logjikën e Hamasit, ai e di që pa SHBA-të, Serbia e merr Kosovën për 4 orë

Gazetari Milaim Zeka në televizionin CNN Albania ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai në mënyrë të qartë ka deklaruar se kultivimi i marrëdhënieve me SHBA-të është interes jetik i Kosovës.

“Albin Kurti e ka 100% logjikën e Hamasit, shih çka po i bën Hamasit popullit të vet, e shkretoi, ka hyrë atje, i ka vra 1300 izraelitë dhe sot shifra e palestinezëve të shkretë që janë vra ka shku diku 50-60 mijë vetë, u shkatërru komplet Gaza. Ne jemi inekzistent pa mbrojtjen e Amerikës, duke e ditur Albin Kurti që Serbia jo që do e merrte Kosovën për 4 orë, por do e rrezikonte edhe pavarësinë e Malit të Zi e Maqedonisë”, është shprehur Zeka.

Milaim Zeka po ashtu ka thënë se Albin Kurti ka dështuar totalisht në përmbushjen e premtimeve të tij dhe përmes acarimit me Serbinë synon ta tërheq vëmendjen nga dështimet katastrofike që kanë ndodhur në mandatin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close