fbpx
Lajme

Zeka: Në 130 vitet e fundit s’ka pasë rrenc më të madh se Kurti, VV nuk është parti por sekt si Garda Revolucionare e Iranit

Gazetari Milaim Zeka në televizionin DTV ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Edhe Escobari, edhe Chris Hilli edhe Macroni edhe Scholzi edhe e gjithë bota e kanë deklaru publikisht që prej mbretit Zog e deri sot që po flasim, në këto 130 vitet e fundit nuk ka pasë lider politik shqiptar, në trojet shqiptare, as në emigracion më rrenc e më abuzues e më mashtrues se Albin Kurti. Ka abuzu me flamurin kuq-e-zi, ka abuzu me krejt mundinë, djersën e gjakun e atij flamuri e tu e quajtë flamurin e Kosovës lara-lara. Ka abuzu me bashkim-kombëtar e tani ka shku te varri i Skënderbeut e ka thanë që Kushtetuta nuk po ma lejojka, ka abuzu me Pakon e Ahtisarit e ka shkru për Ahtisarin ditën që ka vdekë Ahtisari e knej i ka qitë njerëzit me u vra në rrugë. Ky njeri është shumë dimensional dhe në cdo dimension të tij ka rrena, ka mashtrime. LVV nuk është parti politike, është sekt fetar si Garda Revolucionare (e Iranit)”, ka deklaruar Milaim Zeka.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close