fbpx
Lajme

Zeka: Në shtëpinë e Augustinit, Kurti është takuar më njërin prej shefave të BIA-s serbe

Ramush Haradinaj, ka dhënë disa detaje nga takimi sekret i Albin Kurtit me dy pjesëtarë të inteligjencës serbe në vitin 2004.

“Janë dy momente që meritojnë një spjegim. Së pari nga Kurti. Momenti i ndalimit të tij në një makinë, në hyrje të Klinës në Dollc nga policia e Kosovës ku ai ndodhet me disa pjesëtarë të komunitetit serb, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të inteligjencës serbe, pra të BIA-s. Edhe ai gjendet i mbuluar me batanije dhe ekziston raporti zyrtar për këtë. Kur ta keni Kurtin në studio pyeteni. Ngjarja është e vërtetë. Nuk e dij cili i burgosur tjetër u gjend në makinë i mbuluar me batanije, ku janë dy pjesëtarë të inteligjencës serbe në makinë dhe nuk e di ndonjëherë në histori që një të burgosuri i është mundësuar një intervistë”.

Pas kësaj ka folur edhe gazetari Milaim Zeka në Kanal10.

“Kryeministri aktual (Albin Kurti), është taku në një shtëpi private në Dukagjin, në një fshat atje afër Istogut, të një personi i cili jeton në Zvicër me emrin Augustin, nuk po e them mbiemrin, dhe në këtë takim ka qenë njëri prej shefave të BIA-s serbe me mbiemrin Gashiq, në takim me Kryeministrin aktual. Nëse unë di kaq, Haradinaj di shumë më shumë”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close