fbpx
Lajme

Zeneli: Zahir Pajaziti më dërgoi të flas me Rugovën, dul Skënder Hyseni “blla blla” tha ka gazetarë

Hasan Zeneli kishte treguar në emisionin dtv, arsyejën se përse Zahir Pajaziti kishte provuar të flas dhe ta takojë Presidentin Ibrahim Rugova.

Zahir Pajaziti nuk është takuar me Presidentin Rugova, ka dashtë Zahir Pajaziti me u taku me bisedu shtruar këtë çështje të organizimit tonë. Më ka dërguar mua sepse unë me doktor Ibrahim Rugovën njihesha sepse ai ende ishte anëtar i shoqatës së shkrimtarëve në Prishtinë, njihesha përmes baxhanakut tim Mirko Gashit të ndjerë, ku vazhdimisht rrinin në restorantin tre sheshirat, dhe mua aty më ka rastisur të njihem me doktor Ibrahim Rugovën. Aty rrinte Ali Podrimja, Abdullah Konushevci etj etj”.

Ai më tutje vazhdoi tregimin e tij “Zahiri këtë e ka ditur shumë mirë dhe kishte dëshirë me u taku me i thanë Presidentit që lapsin e lajmë në tavolinë se shkau nuk merr vesh me politikën pasive tanden, serbët nuk e kujtojnë gjuhën e lapsit por e kuptojnë zërin e pushkës. Por nuk pat mundësi se atë ditë kur unë shkova me taku, dul qyky Skënder Hyseni qaty te dera m’fal po i ka do gazetarë blla blla ma bani si a di… mirëpo dul Presidenti prapë doli deri te dera dhe më tha “i nderuar Hasan shko te shkolla teknike, shko kërkoje Rexhep Gjergjin dhe tani une kesh dhe bisedova me Rexhepin dhe i tregova se përse e kam kërkuar doktor Ibrahim Rugovën…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close