fbpx
Lajme

Klosi: Remzi Hoxha dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin, ai i ngeli në dorë SHISH-it nga torturat e shumta

Ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, thotë se Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë SHIK-ut nga torturat e shumta që iu bënë. SHIK (Shërbimi Informativ Kombëta – i Shqipërisë).

Ai thotë se Remzi Hoxha është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Berishës me Arkanin.

Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë.

Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para ’97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë”, thotë ai për Sot.

“Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi”, vijon ai.

Ndërsa lidhur me pretendimet e Bujar Nishanit se atë po e përgjojnë, Klosi shprehet se nuk e kupton frikën e Nishanit, pasi ai nuk ka ndonjë sekret që mund të prishë punë për stabilitetin kombëtar.

Presidenti Nishani e ka zakon të ankohet. Nuk e di se nga kush ankohet!? Nëse ai e di se kush e ka përgjuar, do të thosha ta denonconte si institucion. Pastaj, nuk e di pse ka frikë. Aq sa e njoh unë institucionin e Presidencës, nuk di të ketë sekrete të tilla që, po i mori vesh njeri i prish punë. Presidenti nuk nxjerr urdhra, nuk merr vendime. Nëse Nishani përgjohet, duhet të demaskojë përgjuesit nëse i di ata. Nëse një kryetar shteti është konform rregullave, nuk ka pse të frikësohet”, tha Klosi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close