fbpx
Lajme

Zogianit të VV-së i del punë edhe me Shqipërinë, kritikon dërgimin e dy sateliteve në hapësirë

Pas kritikave ndaj mediave vendore, aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, ka drejtuar kritikat e tij nga Shqipëria.

Ai e ka kritikuar qeverinë shqiptare për dërgimin e dy sateliteve në hapësirë.

Sipas tij, një gjë të tillë qeveria shqiptare e ka bërë për shkak të mendjemadhësisë.

Sigurine kibernetike te shtetit pertoke (sulmohet ne menyre perdiodike), helikopteret e shtetit nuk mund te fluturojne se nuk kane mirembajtje, paguan 6 milione me dergu dy satelite per nje pune qe mund te kryhej me drone po te kishte institucione te sigurise! Kjo eshte Shqiperia e hundes perpjete!”, ka shkrua Zogiani në profilin e tij në “Facebook”.

Një ditë me parë raketa Falcon 9, pjesë e misionit të përbashkët të SpaceX Transporter 6, ka lëshuar dy satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2 në hapesirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, kishte shkruar Rama në “Facebook”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close