fbpx
Lajme

Zyrtari i VV-së: Qytetarët të zgjedhin, PDK-në me Hamzën dhe Lushtakun, apo VV me Bahtirin e Konjufcën

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë z. Fidan Ademi ka reaguar pas publikimit të një dokumenti në rrjetet sociale. Ai ka thënë se “Ai dokument pa vule, pa nënshkrime, pa datë është një “fakenews” i madh që bën kampi i PDK-së. Kërkoj nga strukturat normale të pdk-së, si kryetari i rinisë Arian Tahiri që të bëj fushatë korrekte ashtu si i ka hije Mitrovicës. Qytetarët e Mitrovicës kanë dy mundësi në këto zgjedhje: PDK me Bedri Hamzen, Sami Lushtakun e Memli Krasniqin, Apo LVV me Albin Kurti, Agim Bahtiri e Glauk Konjufca. Unë besoj fuqishëm në fitoren e Lëvizjës!”

Njëra nga pikat e para në këtë dokument thotë që LVV duhet ta lidhë emrin e Bedri Hamzës me të Sami Lushtakut. Pikërisht këtë e bënë edhe Fidan Ademi duke thënë se qytetarët duhet të zgjedhin mes Sami Lushtakut, Memli Krasniqit e Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit, Agim Bahtirit e Glauk Konjufcës.

Ndërsa Kryetari i VV-së në Mitrovicë z. Faruk Mujka ka thënë se “Kur nuk ke mundësi me shkel terrenin sepse nuk të hap askush derën atëherë shpëtimin e kërkon në imponimin e percepcionit te qytetarët përmes dokumenteve të sajuara, grupeve të paguara të komentueve zakonisht me fake profile dhe propagandë të egër e të ultë nëpërmes portaleve që tanimë shërbejnë si zëdhënës partiak. Kjo është gjendja aktuale e PDK në Mitrovicë.Por Mitrovica tanimë ka vendos mur kinez (i pakalueshëm) për PDK. Ndoshta pas shumë vitesh diçka edhe ndryshon. Shpresa vdes e fundit”.



Dokumenti i publikuar dje

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close