fbpx
Lajme

18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, çuditë Amerikën me shpikjen e saj

18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani të cilës iu kërkuan 5000 euro për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e mjekësisë, befasojë Amerikën me shpikjen e saj.

Arta Spahiu është emri i vajzës nga Gjilani, e cila është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve. Vlenë të theksohet se kjo studente nuk arriti të pranohet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e mjekësisë për shkak se deklaroi se nuk kishte t’u dhurontei 5000 euro ryshfet. Ajo arriti të shkoi në Amerikë për vizitë tek tezja e saj, ndërkohë atje ju hapën të gjitha rrugët e jetës, theksoi ajo. Madje, ajo deklaroi që këtë projekt kishte synim ta prezantonte në Kosovë, mirupo nuk gjeti mbështetjen e shtetit.

Vajza nga Gjilani ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë te plotë studimi në “North Amerikan University”, po ashtu është punësuar si asistente administrative në këtë Universitet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close