Polici serb: Në Kosovë ia kanë prerë kokën një shqiptari, kafkën ia kanë bërë llambë
Polici serb Slobodan Stojanovic kishte vendosur të rrëfehet për periudhën e luftës në Kosovë. Ai kishte qenë vazhdimisht si polic në Kosovë. Ai ishte komandant i stacionit policor në Cërna Trava, ish anëtar i Çetës IV, të Detashmentit të 37-të të Njësive të Veçanta të Policisë serbe.
Ai ishte rrëfyer për ngjarjet e tmerrshme në Kosovë e ku sipas tij viti 1998 ishte viti më i tmerrshëm.
Ai kishte rrëfyer një ngjarje të tmerrshme saqë as truri i njeriut nuk mund të përceptojë se deri në çfarë mase ka shkuar mizoria serbe në Kosovë.
“Një anëtar i Çetës së Pirotit, që i takonte Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë, i kishte prerë kokën një shqiptari të vdekur. Pastaj, për ditë të tëra e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i nxori katër dhëmbë të arit, pastaj ka shkuar në shtëpi, kafkën e ka lyer me llak dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline (…) Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën, në të njëjtën mënyrë e ka zier, e çoi në shtëpi dhe bëri llambë tavoline. Fliste se dëshironte të kishte një çift llambash. Njerëzit normal ishin të tmerruar. Edhe komandanti i kompanisë, edhe komandanti i çetës, edhe 80% e policëve ishin në dijeni të këtij tmerri“.