fbpx
Lajme

Valdete Daka fton mediat që të ndjekin LIVE numërimin e votave me kusht

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sugjeruar gjithë mediat në vend që të ndjekin LIVE numrin e votave me kusht për disa komuna.

“I bëj publike gjitha mediat kur të bëhet numërimi me kusht i këtyre komunave ku rezultatet janë të ngushta të jenë prezent që të jenë sa më transparente dhe të hapura ky numërim”, ka thënë ajo.
Poashtu, edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj ka propozuar të njëjtën ide.
“I ftoj mediat të jenë prezent kur të bëhet numri i votave. Sidomos për tri komunat për të cilat është interesi më i madh”, është shprehur ai.
Ndryshe, komunat në të cilat pritet të jetë më se “nxehti” janë Prishtina, Prizreni, Istogu si dhe Dragashi. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close