fbpx
Lajme

“Jemi takuar me Faik Imerin, zyrtarin e BIA-s dhe Radojçiqin në Beograd”, si u përgatitë dalja e dosjeve në këtë takim

Në mediat vendore dhe ndërkombëtare u publikua një skandal i madh, ku të përfshirë janë edhe ish-kryeprokurori Jack Smith, bashkëpunëtori i shërbimit sekret serb, Faik Imeri, i cili paraqitej si agjent i rrejshëm i CIA-s për të mbledhur dëshmi e dëshmitarë të rremë kundër Thaçit, Veselit, etj.

Dosjen dhe hetimet kundër Jack Smith i ka përgatitur në një dosje 151 faqesh, ish agjenti i DEA-s amerikane dhe konsulenti momental i DEA-s, John Francis Moynihan.

Ai dosjen ia ka dërguar Inspektorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, inspektorit të CIA-s, inspektorit të Departamentit amerikan të shtetit dhe inspektorit të departamentit amerikan të Drejtësisë.

Dëshmitarët që janë mashtruar nga Faik Imeri i cili paraqitej me pseudonimin “Floriani” si agjent i rrejshëm i CIA-s, kanë filluar të rrëfejnë historitë e tyre. Dosjen e ka përgatitur konsulenti i DEA-s, John Francis Moynihan” dhe aty kanë dhënë dëshmitë e tyre njerëzit që janë shantazhuar nga Faik Imeri. Faik Imeri ka bashkëpunëtorë të cilët arrijnë deri tek majat e institucioneve të Kosovës.

Së fundmi, në dosjen 151 faqesh që tani iu ka dorëzuar edhe inspektoratit të CIA-s, dëshmitari H.S ka treguar edhe për dosjet e famshme të Hagës të cilat erdhën në zyrat e veteranëve e të cilat i kishte përgatitur në Beograd Faik Imeri, zyrtari i lartë i BIA-s serbe Bojan Dimiq dhe krimineli Milan Radojçiq. Dëshmitari H.S ishte pjesë e këtij takimi duke menduar gjithnjë që Faik Imeri “Floriani” ishte agjent i CIA-s, pasi ky i fundit i ka prezantuar kartelën e CIA-s, dosjet e dokumentet e tjera. Qëllimi i dosjeve ishte dëmtimi i krerëve të UÇK-së. Po ashtu, përgjimi i zyrtarit të lartë të BIA-s serbe Bojan Dimiq tanimë ka dalur në mediat vendore, ku ai shprehet i gëzuar për arrestimin e krerëve të UÇK-së.

H.S ka dëshmuar se si Faik Imeri në emrin e CIA-s e kishte ftuar për ta asistuar në operacionin e dosjeve.

Një ditë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, ne po flisnim në telefon nëpërmjet aplikacionit të njohur si Signal. Floriani më pyeti nëse isha gati të asistoja në operacionin në Kosovë. Dy-tri ditë më vonë, ai më thirri përsëri dhe më tha se “zyra jonë nga Agjencia dhe Prokurori Jack Smith” kishte vendosur të më përfshinte në operacion. Ai tha se kanë përgatitur disa dosje të kriminelëve të luftës që ndodhen në Kosovë. Dosjet ishin në Beograd. Florianit i duhej që dosjet të dilnin ilegalisht në Kosovë. Ai tha se prokurorët kishin shpenzuar shumë para për hetimin e tyre të krimeve të luftës. Unë iu përgjigja: “Si mund të ndihmoj?” Ai tha se kur të dalin dosjet në Kosovë, do të jetë alarm i madh. Ai tha se këto janë dosje sekrete nga Prokuroria për krimet e luftës. E pyeta se cili do të ishte roli im në operacion. Ai tha se prokurori Jack Smith tha se ne nuk kemi ende prova të mjaftueshme për të arrestuar njerëzit dhe ata duhet të ndryshojnë taktikën e tyre. Ai shpjegoi se roli im në operacion do të ishte t’i ndihmoja ata të merrnin provat që u nevojiteshin. Floriani tashmë kishte nxjerrë informacione në Kosovë përmes asistencës serbe. Mendova se ishte me shërbimet e inteligjencës serbe. Kur do të publikoheshin dosjet dhe personat në dosje filluan të panikohen, detyra ime do të jetë t’i afrohem këtyre njerëzve dhe t’u kërkoj para për të hequr emrat e tyre nga dosjet dhe akuzat për krim. Floriani shpjegoi se kjo do të ishte taktika që do të përdorej. Nëse populli do të pranonte të paguante paratë, Prokuroria do ta dinte se ata ishin fajtorë. E pyeta Florianin: Po sikur të na japin para? Floriani shpjegoi se unë do të merrja 10% të të gjitha parave që ishin paguar dhe se 90% e mbetur do të hynin në llogarinë e tyre të zezë për të financuar operacionet e ardhshme në Kosovë nga zyra e Prokurorit” thuhet në dëshminë e tij.

Më tutje, ai ka treguar se si e kishin organizuar një takim në Beograd, ku pjesëmarrës ishte edhe Milan Radojçiq, Bojan Dimiq e komandanti i Xhandarmërisë.

Një ditë pasi mbërritëm në Beograd, do të shkonim për një drekë. Unë supozova se do të takoheshim me disa njerëz amerikanë. Në vend të kësaj, ne u takuam me përgjegjësin e dytë të inteligjencës serbe, Bojan Dimiq, komandantin e Xhandarmërisë dhe Milan Radojcic, një politikan i njohur radikal serb i lidhur me mafian. Gjatë takimit që zgjati dy orë e gjysmë, Floriani më tha afërsisht njëzet herë të dilja dhe të pinte një cigare që të flisnin privatisht. Kur mbaruam, kthehemi në hotel. Në hotel e pyeta Florianin se kur do të takoheshim me amerikanët. Ai tha ndoshta të nesërmen“, thuhet ndër të tjerash në rrëfimin e dëshmitarit H.S i cili i ka rrëfyer të gjitha këto edhe në Gjykatën Speciale dhe tek konsulenti i DEA-s amerikane.

Çka përfshihet në skandalin e Gjykatës Speciale?

Po ashtu, platforma amerikane ka publikuar detaje të hollësishme edhe për Faik Imerin i cili realisht ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb (BIA) dhe paraqitej si agjent i CIA-s për të mbledhur dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së. Faktet tanimë në bazë të dokumenteve janë dërguar edhe tek Inspektorati i CIA-s në SHBA, Departamentit amerikan të shtetit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë. Faik Imeri ka bashkëpunëtorë të cilët arrijnë deri tek majat e institucioneve të Kosovës.

Gjatë hulumtimit 151 faqesh ka dëshmuar Darko Peroviq, bashkëpunëtori i ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanoviq, i cili ka treguar se si përmes shantazheve, Faik Imeri ka provuar ta bindë Milo Djukanoviqin të dëshmoi kundër Thaçit. Me ndërmjetësimin e tij, Komandanti i Policisë së Malit të Zi Lazaroviq, ishte takuar me Faik Imerin në hotelin Park Hyatt në Cyrih.

Me kërkesë të Imerit, Darko organizoi një takim mes Lazovicit dhe Imerit në Zvicër, i cili u zhvillua më 11 shkurt 2021, në hotelin Park Hyatt në Cyrih. Gjatë atij takimi, Faik Imeri dhe një prokuror nga SPO-ja e pyetën Lazovicin nëse ai dhe presidenti Gjukanoviq do të dëshmonin në rastin e tyre kundër presidentit të Kosovës, Thaçi. Pak kohë pas takimit, Imeri i tha Darkos se “zyra e tij dhe zyra e prokurorit Jack Smith besojnë se Mali i Zi nuk duhet të dënohet dhe se SHBA-të duan të ndihmojnë në pastrimin e korrupsionit”. Imeri vazhdoi duke thënë se “disa do të duhej të arrestoheshin” dhe se “programi do të zgjaste 3-5 vjet”. Më pas Imeri ka shënuar numrin, 100.00.00. Darko e kuptoi se Imeri po tregonte se, në këmbim të pagesës prej 100 milionësh, Smith do të përmbahej nga akuzat ndaj Gjukanoviçit dhe Lazovicit. Së pari, duhet vërtetuar nëse Imeri (në kohën kur kërcënonte dhe kërkonte pagesa) punonte vërtet me SPO-në dhe më konkretisht me Jack Smith, siç pretendonte vazhdimisht. Veç kësaj, është Imeri, në fakt, dhe operativ apo agjent i CIA-s. Nëse Imeri është me CIA-n, a ka vepruar në cilësinë e tij si operativ apo agjent i CIA-s kur takohet me anëtarët?” thuhet në dëshminë e bashkëpunëtorit të ish-presidentit Milo Djukanovic në dokumentin e publikuar.

Faik Imeri i cili paraqitej me pseudonimin Floriani, në një takim me bashkëpunëtorin e Milo Djukanoviq ishte paraqitur si njeri që kishte shërbyer në Irak e Afganistan, po ashtu që Zelenski ka 400 milionë euro në llogarinë e tij. Këtë e konfirmon në dëshminë e tij edhe Darko Peroviq.

Bazuar edhe në dokumentet e publikuara Faik Imeri në fakt ishte bashkëpunëtor i BIA-s serbe dhe që rastin e tij tani do ta hetoi edhe Inspektorati i CIA-s.

Një shqiptar, i cili ishte pjesë e grupit të Faik Imerit ka treguar për mediumin amerikan se si Faik Imeri i kishte paraqitur një dokument si agjent i CIA-së.

“Ai më tregoi një copë letër në të cilën kishte shkruar me dorë “CIA dhe isha 100% i sigurt që Floriani (Faik Imeri) ishte anëtar i CIA-s”, tha dëshmitari tek mediumi amerikan.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close