FËMIJËT VRASIN NËNËN E TYRE: NA KA URDHËRUAR DJALLI
Dy vajza dhe vëllau i tyre në Peru kanë vrarë nënën duke ia nxjerrë sytë jasht dhe duke ia prerë zorrët në një ritual për të ‘thirrur djallin’, tregon policia.
Trupi i 75 vjeçares Teodora Quispe Ccayllahua u gjet nga policia brenda shtëpisë së saj në Andabamba, në Perunë Veriore.
Tre fëmijët e saj, Aurelia Quispe 38 vjeç, Persy Quispe 41, dhe Marcelina Suane, 46 janë arrestuar më vonë nga Policia Kombëtare atje dhe raprtohet se këta të tre e kanë rrëfyer vrasjen.
Sipas policisë ata e kanë bërë planin dhe e kanë vrarë nënën e tyre të shtunen në mbrëmjë, në një ritual grotesk shërimi, ku një i afërm duhet të sakrifikohet te djalli.
Polici Julio Torreblanca ka thënë për Peru 21 TV se njëra nga motrat i ka nxjerrë jasht sytë nënës së saj gjatë ritualit dhe më pas i ka prerë disa organe të brendshme me një thikë, përfshirë edhe zorrët e saj.
Më pas ata i kanë hedhur organet e saj në një pellg të afërt dhe janë larë në gjakun e nënës së tyre, në mënyrë që të ‘ftojnë djallin’, tregon polici.
“Mjeshtri i errësirës më ka urdhëruar, mbreti i djajve është gati tek ne, ne jemi më shumë dhe çdo ditë po rritemi”, ka thënë pasi është arrestuar njëra nga vajzat, Aurelia.
Më vonë i ka treguar policisë se ishte ajo e cila i bindi motren dhe vëllaun e saj t’a sakrifikojnë nën e tyre dhe t’ia ofrojnë djallit. Ajo u ka thënë atyre se ka pasur një ëndërr në të cilën i kanë treguar se ajo është e zgjedhura dhe më pas një bretkocë e vogël është paraqitur tek dera e saj.
Policia e ka marrë trupin dhe organet e gruas për të bërë autopsinë, ndërsa fëmijët e saj mund të dënohen me burg të përjetshëm, transmeton gazetametro.net.
Autoritetet lokale kanë treguar se në këtë zonë të Perus shumë shpesh bëhen rituale të tilla që premtojnë shërim, sukses apo edhe ndihmë financiare.