fbpx
Lajme

Konfirmon policia: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Fatlind Arifit

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka dhënë informacione shtesë për Indeksonline rreth vrasjes së 22 vjeçarit, Fatlind Arifit me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka konfirmuar se sot kanë arrestuar edhe të dyshuarin kryesorë  të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Ai shton se hetimet lidhur me këtë ngarje janë duke vazhduar.

“Më 28 korrik 2018, rreth orës 23:45 nga Zyra e  Policia e Kosovës është informuar se  në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit ka ndodhur një  rast  Vrasje,  sipas  informatave të para  që kemi marr jemi  njoftuar se  rreth orës 23:23 min, në  repartin e emergjencës   viktima  F.A (1996),Shqiptar shtetas i Kosovës  ishte  sjellur  i plagosur  në  gjoks  nga  arma e  zjarrit, personeli mjekësor edhe për kundër  ndihmes  se parë mjekësore kanë mundur vetëm te konstatojnë se  viktima  ishte pa shenja jete . Njësitet e hetimeve rajonale iu kanë përgjigjur  rastit, dhe bashkë me prokurorin  e shtetit  kanë  bërë procesimin e vendit të ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje janë  ndërmarr të  gjitha  veprimet e duhura  hetimore , si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari   kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtt nuk është  gjetur aty. Në  oborrin e shtëpisë së tij është  sekuestruar automjeti i llojit  Mercedez ngjyrë  hiri  05,  të cilin  e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari . Lidhur me  këtë  ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i  të dyshuarit  qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale”, thuhet në përgjigjen e PK-së për “Indeksonline”.

Ndërkaq, thuhet se për momentin nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close