fbpx
Lajme

Zeka: Kurti e ka kërcënu me vrasje Thaçin sa ishte në Rambuje, “e nënshkruan je i vramë”

Gazetari Milaim Zeka, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, kryeministrit aktual, Albin Kurti dhe Adem Demaçit.

Ai ka thënë se Remi, Kurti dhe Demaçi e kishin kërcënuar Hashim Thaçin gjatë kohës sa ishte në Rambuje.

“Remi më mirë ish dashtë me tregu se si e kanë kërcënu Thaçin kur ka qenë në Rambuje, i ka thënë kemi me ta rrëzu aeroplanin me zollë. Më mirë me tregu këtë pjesën e kërcënimeve se sa që ka bo hajgare e ka thënë Kurtin e kam pasë bashkëluftëtar. Edhe Kurti e ka kërcënu me vrasje Thaçin, i ka thënë nëse nënshkruan në Rambuje dije që je i vramë. Adem Demaçi e ka kërcënu gjithashtu, unë e kam idhull e kam idoll timin por e vërteta është kështu. Demaçi ishte ndikuar skajshmërisht nga Hetem Ramadani në Lubjanë”, ka thënë Zeka në ATV, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se personalisht e ka mbështetur Thaçin në Rambuje, ndërsa ka thënë se nëse ish-presidenti do të tërhiqej nga politika në vitin 2014, do të ishte një ndër figurat më të çmuara të popullit.

Ndryshe, më 18 mars 1999, delegacioni shqiptar, amerikan dhe britanik nënshkruan atë që u bë e njohur si ‘Marrëveshjet e Rambujesë’, ndërkohë që delegacionet serbe dhe ruse refuzuan./Lajmi.net/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close