Lajme
Arrestohet inspektori i ATK-së, tentoi t’ia “shpëtonte” 6000 euro biznesmenit nga Prishtina
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Tatimore të Kosovës.
Burime të “Indeksonline” tregojnë se bëhet fjalë për inspektorin L.R. i cili dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 350 euro ndaj një biznesmeni.
“Po, ai i ka kërkuar mbi tre qind euro një biznesmeni në Prishtinë me qëllim që t’ia zvogëlojë të njëjtit një borxh që kishte ndaj shtetit” trego ky burim.
Pra, kushti i të dyshuar ndaj viktimës ishte se borxhi i grumbulluar prej 6000 eurove do ta shpëtonte nëse do t’ia jepte 350 euro. Kësisoj, inspektori i ATK-së kishte planifikuar që t’ia bënte një korrigjimin të mbarëvajtjes e biznesit. /Indeksonline/