Rusia te dera – taksa nuk është problemi
Kosova me aleatët e sajë strategjik, veçanërisht me ShBA-në, duhet të ndërveprojë për përballjën e ndikimit rus, që po e shtrinë në rajonin tonë, përmes kuazi – qendrës humanitare në Nish, të cilën Senati e pati vlerëduar më 2017 si qendër spiunazhi!
Daniel R. Coats, drejtori i Inteligjencës kombëtare në një raport për Komitetin e Senatit amerikan për Inteligjencë, vlerësoi kërcënimet në Ballkanin Perëndimor, për vitin 2019.
“Ballkani Perëndimor pothuajse me siguri do të mbetet në rrezik për dhunë të nivelit të ulët me mundësi për konflikt të hapur ushtarak, gjatë gjithë vitit 2019. Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndëretnike si dhe nivelet e larta të korrupsionit, për të penguar aftësinë e vendeve të rajonit për të lëvizur drejt BE-së dhe NATO-s”- shkruan Coats.