fbpx
Lajme

Fëmijët e Khashoggit marrin shtëpi luksoze dhe pagesa mujore në Arabi Saudite – si kompensim për vrasjen e babait të tyre

Fëmijët e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi kanë marrë shtëpi milionë-dollarëshe nga mbretëria, si dhe pagesa mujore – si kompensim për vrasjen e babait të tyre, sipas zyrtarëve sauditë, si dhe njerëzve të afërt me familjen.

Madje, siç shkruan The Washington Post, përcjell Telegrafi, dy djemtë dhe dy vajzat e Khashoggi mund të marrin gjithashtu pagesa shumë më të mëdha – ndoshta dhjetëra miliona dollarë për secilin – si pjesë e negociatave për “paratë e gjakut” që priten të ndodhin kur gjyqet e vrasësve të akuzuar të përfundojnë në muajt e ardhshëm – sipas zyrtarëve dhe të tjerëve që flisnin në kushte anonimiteti.

Po sipas mediumit në fjalë, pagesat më parë të pazbuluara janë pjesë e një përpjekje nga ana e Arabisë Saudite për të arritur një marrëveshje afatgjate me anëtarët e familjes Khashoggi, duke synuar që ata të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje në deklaratat e tyre publike, në lidhje me vrasjen e babait të tyre nga operativët saudite në Stamboll, gjashtë muaj më parë, kanë thënë zyrtarët.

Fëmijët e Khashoggi janë përmbajtur nga ndonjë kritikë e ashpër ndaj mbretërisë, edhe pse vdekja e babait të tyre provokoi zemërim global dhe akuza ndaj trashëgimtarit të fronit saudit, princit të kurorës Mohammed bin Salman.Lexo po ashtu:

Regjistrimi që po shihet si lidhje e princit saudit me vrasjen e Khashoggit: “Tregoni shefit tuaj, misioni u krye”!

Regjistrimi që po shihet si lidhje e princit saudit me vrasjen e Khashoggit: “Tregoni shefit tuaj, misioni u krye”!

Dorëzimi i shtëpive dhe pagesat mujore të 10.000 dollarë ose edhe më shumë për secilin fëmijë, shkruan tutje, The Washington Post, janë aprovuar vitin e kaluar nga Mbreti Salman si pjesë e asaj që një ish-zyrtar i ka përshkruar si një njohje që “një padrejtësi e madhe është bërë” dhe një përpjekje “për të bërë përmirësuar një gabim të bërë”.

Megjithatë, një zyrtar saudit i ka përshkruar pagesat në përputhje me praktikën e vjetër të vendit për të ofruar mbështetje financiare për viktimat e krimeve të dhunshme apo edhe fatkeqësive natyrore dhe hodhi poshtë sugjerimin se familja Khashoggi do të jetë e detyruar të heshtë.

“Një mbështetje e tillë është pjesë e zakonit dhe kulturës sonë”, ka thënë zyrtari. “Nuk është e lidhur me asgjë tjetër”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close