Kush janë presidentët më të varfër në histori të Amerikës? Mësoni emrat
Por ja cilët ishin presidentët më të varfër të Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht se ishin dhe konsiderohen baballarët e kombit amerikan, shumica prej tyre ishin të varfër në aspektin ekonomik.
Mësoni emrat dhe historitë;
Thomas Jefferson
Pavarësisht mënyrës së jetesës nga pamja e jashte, Jefferson gjatë tërë jetës së tij ishte në borxh të madh ndaj kreditorëve të ndryshëm. Si e trashëgoi këtë borxh nga babai i tiij. Menaxhimi i dobët që bënte babai i tij me biznes dhe luhatja e çmimeve i kushtuan shumë shtrejt Jeffersonit. Në periudhën e fundit të jetës së tij, ai ishte futur aq shumë në borxh sa që vuri në ankand tokën e tij në Virginia, mirpo shteti nuk e pranoi. Ai ndërroi jetë, pasuria e tij u konfiskua, ndërsa vajza e tij u detyrua të jetonte duke u mbështetur në bamirësi.
James Madison
Në plantacionin e tij ‘Montpelier’, Madison është përballur me vështirësi të njejta sikurse Jefferson. Përderisa bizenser e tij të ndryshme bujqesore kanë qenë herë pas here të dobishme, në fundi ai humbi një pjesë të madhe të parave. Nipi i tij ishte lojtar bizhozi dhe kishte grumbulluar një shumë të madhe të borxheve. Madison, u detyrua që të shesë gjysëm e plantacionit të tij dhe të paguante borxhet. Edhe pse ai dëshironte që të lironte shërbyesit e tij nga skllavëria, ai u detyrua që t’i shesë edhe ata për të paguar borxhet
James Monroe
Monroe e kishte humbur plantacionin e tij. Në dun të jetës, ai nënshkroi një peticion për Kongresin që lehtësonte disa nga borxhet që kishte familja e tij dhe u pagoi rreth 30 mijë dollarë. Mëgjithatë, kjo nuk mjaftoi. Ai u detyrua që të shesë shtëpinë e tij në Paris. Në librin për kujtimet e tij, shkruhet se ai ka kaluar një karrierë të mirë në shërbimin politik, por në fund të jetës ai ndërroi jetë në mjerim.
Abraham Lincoln
Ambicioz, por me jetë të varfër, fëmijëria e tij e la të shkatërruar atë gjatë tërë jetës. Kur ishte në të 20-tat ai bleu një dyqan të përgjithëm me një mik dhe u bë bashkëpuntor biznesi, investim për të cilin më vonë ai do të pendohej. Para se dyqani të falimentonte, Lincoln shiti pjesën e tij. Por, pas një kohe të shkurtër miku i tij vdes dhe Lincoln detyrohet që të paguajë të gjitha borxhet e tij. Ai u dërgua në gjykatë nga kreditorët e dyqanit dhe humbi pronësinë e pasurive të tij. E tëra që i kishte mbetur ishte një kalë dhe disa paisje të vogla. Karriera e tij e mëvonshme si avokat e nxorri atë nga kriza.
Harry S. Truman
Rasti i tij është një nga rastet më të trishtuara, pasi Truman pothujase gjatë tërë jetës së tij ka qenë i varfër. Ai trashëgoi varfërinë e tij edhe në ardhmen, por duke dashur që të kalojë nga kjo periudhë, ai investoi në një operacion të mineraleve të zinkut, i cili investim dështoi duke e shtyrë atë drejt një varfërie edhe më të madhe. Truman ka punuar edhe si shërbëtor për të mbajtur gjallë familjen e tij. Megjithatë, fatkeqësia e ndoqi e dhe më pas, pasi ai kishte investuar me një dyqan të një mikut të tij, bizens që falementoi dhe që Truman u detyrua të paguajë rreth 30 mijë dollarë. Ai kurrë nuk e deklaroi falementimin, por e pagoi të gjithë borxhin që kishte trashëguar nga miku i tij. Truman ishte ende duke paguar borxhe kur e morri punën e tij si senator. Kjo ishte gjendja e tij e trishtuar që e frymëzoi atë të dyfishojë pagën presidenciale.