fbpx
Lajme

Joe Biden nuk kishte para për ta shëruar djalin e tij… e kishte nxjerr shtëpinë në shitje

Pasiqë djali i tij i madh nuk kishte mundësi të vazhdoj më tutje me punë si prokuror i përgjithshëm për shkaqe shëndetësore, nënpresidenti amerikan dhe tani pretendenti kryesor për postin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden kishte marë një ofertë financiare nga shefi i tij, presidenti Barack Obama.

Nuk e kemi treguar kurrë më parë këtë histori, tregon Biden derisa kujton se si kishte qenë i shqetësuar teksa kishte biseduar me Obamën në një rast, duke i treguar shefit të tij atë që e brenë në vete dhe se është shumë i shqetësuar për familjen e tij. ‘’Unë i thash po por kam punuar, kemi vendosur me bashëkshorten të shesim shtëpinë’’, thekson Biden teksa kujton se si Obama kishte refuzuar që në mënyrë kategorike mos të shesë shtëpinë duke i dhënë forcë mendimit të tyre se shtëpia ju duhet akoma.

‘’Më premto që nuk do e shesish shtëpinë’’, i kishte thënë Obama duke i shtuar: ‘’Unë do të jap para dhe cfarë do tjetër që të ju duhet, më premtoni mua se nuk do shisni shtëpinë’’, me cka Biden dhe gruaja e tij i kishin premtuar.

Beau Biden, pas disa testeve tregojnë se ka humbur aftësinë njohëse të tij pas disa goditjeve gjë që nuk ka mundur të mbarojë mandatin e tij të dytë si prokuror i përgjithshëm.

Pas largimit nga detyra në janar të vitit të kaluar ai ishte diagnostifikuar me kancer në tru, e më pas në qershor vdiq. Kur u pyet në lidhje me këtë incident sekretari i shtypit i Shtëpisë së bardhë kishte thënë se ajo është një shenjë se si mund të dakordohen për diçka dy miq të mirë. ‘’Natyrisht se presidenti dhe nënpresidenti kanë pasur një lloj marveshje personale që tejkalon përgjegjësitë e tyre profesionale. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close