fbpx
Lajme

Deliu: Naim Miftarit i ka kërku Kurti nëpërmjet Sveçlës me dal në skenë, “e kam pa me sytë e mi”

Njëri nga personat më të dyshimtë në Kosovë, njëherësh ish mik me agjentin e BIA-s serbe Nazim Bllacën, Naim Miftari, në vitin 2013 kishte dhënë një intervistë për gazetarin Milaim Zeka.

Ai atë kohë kishte treguar se si kishte oferta nga partitë politike të kohës për të dalë në skenë.

“Kam pas thirrje edhe prej partive politike është mirë me dalë në skenë, mundesh me dridhë Kosovën, u kam thanë s’kam hy me dridhë askënd…). Pas këtij artikulli ka reaguar Dan Deliu nga Mitrovica njëherësh mik dhe i afërm me Rexhep Selimin, Glauk Konjufcën dhe të tjerët. Dan Deliu ishte pjesë e LVV-së.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se “Naim Miftari, eshte ne VV. Naim Miftarit i ka kerku Albin Kurti neper mes Xhelal Sfeqles me dal ne skene, Naim Miftarin ne 2013 e kam pa me syte e mi ne percjellje te Albinit ne lagjen e boshnjakve ne Mitrovice, aty ka ardhur me Xhelalin, Naimin e kam pa jo nje here e dy ne zyre te VV, po shume here, te gjitha takimet ika pas me Xhelalin. Pas vitit 2015 se kam pa me, por pas vitit 2015 e kam pa ne shum portale duke shkru si person i shikut, a ka qene ajo shik une kete se di. Po qe eshte perkrahes i VVs, dhe se Xhelal Sfeqla e ka taku me urdhrin e Albinit, e ika reportu rregullisht Albinit, kjo eshte ma shum se e vertet“, shkruan Dan Deliu nga Mitrovica.

Poashtu, Kadri Veseli gjatë dëshmisë së tij kishte treguar se një shërbim sekret që janë miq të Kosovës, e kishte lajmëruar SHIK-un se ky person është keqpërdorues e manipulues i naftës. “Naim Miftari përdori emrin e SHIK-ut për të bërë kontrabandë me naftë, SHIK-u e lajmëroi në UNMIK”.

Poashtu, koha kishte publikuar një pjesë të seancës gjyqësore ku shihej se Naim Miftari kishte dhënë një deklaratë kundër Grupit Drenica në emër të një dëshmitari tjetër të mbrojtur, pra hapur shihej orkestrimi e montimi i rastit nga ky person.

Dan Deliu dhe Glauk Konjufca

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close