Sami Kurteshi “eskalon” quan Hazirin pijanec e injorant
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili tha se emri i kryeministrit kalon nga zyra e LDK-së, madje ofendoi disa komentues në Facebook.
Në pyetjen se si komentohet deklarata e Hazirit dhe se a mund t’i prish raportet VV-LDK, Kurteshi ka thënë shkurt se nuk dëshiron të merret me deklaratat e tij, duke e quajtur injorant, pijanec e banal.
“Unë nuk merrem fare me deklarata të personave të tjerë, madje as të injorantëve pijanec e banal. Nuk e ul kaq shumë nivelin e komunikimit publik”, ka thënë shkurt Kurteshi.
Ndryshe, Lutfi Haziri vazhdimisht ka qenë i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje në fushatën zgjedhore, e kjo po vazhdon edhe pas zgjedhjeve.
Kujtojmë se Lutfi Haziri është zgjedhur në krye të shtabit për bisedimet me Vetëvendosjen.
ASPAK NUK KA ESKALUAR!
ËSHTË KREJT REALISTE KJO QË KA DEKLARUAR KY BURRË Shqiperi Etnike!
TË LUMTË MIKU IM, Sami Kurteshi