Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes denohet me 5 vite burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor të akuzuarit në rastin “Syrin e popullit”.
Të akuzuarit për “Përgatitje të veprave terroriste”, të cilët akuzohen se janë pjesë e organizatës “Syri i popullit”, janë dënuar nga gjykata si në vijim.
Avni Llumnica 12 vjet burgim
Sadri Ramabaja 5 vjet burgim
Bajrush Konjusha 3 vjet burgim
Halim Halimi 3 vjet burgim
Rexhep Topllana 2 vjet burgim
Behxhet Lluzha 2 vjet burgim.
Ragip Sallova 4 vjet burgim
Murat Jashari, i akuzuari për tentativë vrasjeje të Azem Vllasit i jepet trajtim i detyrueshëm psikiatrik prej 10 vjetësh.
Akuza është refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.
Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Sabit Berishës, Lirije Luzhës si edhe tetë të të akuzuarve të tjerë, ku i ngarkon me vepra të rënda penale deri te përgatitja e veprave terroriste e kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Madje, sipas aktakuzës kjo organizatë planifikonte atentate edhe ndaj krerëve të shtetit, bile kishin hartuar edhe një listë ku përfshihej presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeu i LDK-së Isa Mustafa, Kreu i PDK-së Kadri Veseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, e shumë figura të tjera të njohura në Kosovë./IndeksOnline/