fbpx
Lajme

VV: Rugova ishte kolaboracionist, Thaçi tradhtar i kombit, Familja Jashari nuk ishte në varrim ndërsa ti po

Në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, e publikuar më 2006, Hashim Thaci akuzohet se po bëhet si Ibrahim Rugova. Lëvizja e Kurtit ishte e ashpër ndaj Thacit pse e nderoi varrin e Rugovës.

Në komunikatën e titulluar “Gjaku i humbur”, Lëvizja Vetëvendosje e akuzonte ish-presidentit për prezencën në varrimin e ish-presidentit tjetër, Ibrahim Rugova, për të cilin thonin se i ka bërë dëm politik vendit.

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash”, thuhej në komunikatë.

Ndër të tjera, në komunikatë subjekti politik bënin vija ndarëse mes Thaçit dhe Rugovës, duke iu referuar ish-presidentit nga radhët e LDK’së si kolaboracionist.

“Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, shkruhet tutje në komunikatë.

Para pak ditësh, kreu i këtij subjekti politik, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, bënë homazhe tek varri i Rugovës.

Kurti e pati vizituar varrin e Rugovës edhe përgjatë kohës sa shërbente si kryeministër i vendit. Ai thoshte se vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, deklaronte i pari i VV’së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close