fbpx
Lajme

Ushtari i Batalionit të Atlantikut: Kurti e Osmani nuk janë duke u pranuan në politikën ndërkombëtare

Shkruan: Uk Lushi

Niveli jo i naltë i takimeve dhe takimet kryesisht me tashmë miq të shqiptarëve të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Konferencën për Siguri të Mynihut janë fakti më i ri që lidershipi i Kosovës nuk është duke u pranuar dhe depërtuar si duhet në politikën ndërkombëtare. Shqetëusese është poashtu mungesa e takimeve të lidershipit të Kosovës në nivele të larta në Washington D.C. dhe SHBA. Presidenca, Kryeministria dhe diplomacia e Kosovës duhet të jenë më aktivë, më kërkues dhe bashkëpunues me institucionet dhe rrethet që mund të sigurojnë depërtim të lidershipit dhe diplomacisë së Kosovës në nivelet e larta dhe zyret vendimarrëse të politikës botërore.

Heshtja e këtij problemi, veçanërisht këto momente kur raportet Serbi-Kosovë janë në fazë delikate, vetëm sa do t’a bëjë më të vështirë rikthimin dhe depërtimin e Kosovës në shkallët dhe sferat ku ajo duhet të jetë e pranishme me lidership. Një nga segmentet që mund të ndihmojnë është edhe Diaspora. Organet e Kosovës duhet të kërkojnë ndihmë dhe të bashkëpunojnë me Diasporën Shqiptare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close