Lajme
Miku i Osmanit dhe Gërvallës pritet të bëhet ambasador në Gjermani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn.
Demokracia.com merr vesh nga burimet se në vend të tij pritet të emërohet Hafiz Gagica. Mësohet se Beqë Cufaj është shkarkuar nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Gjermani.
Gazeta ka mësuar se në vend të tij presidentja Osmani pritet ta emërojë Hafiz Gagicën, ish kryetari i LDK-së për Gjermani. Gagica, përpos që është i afërt me Presidenten Vjosa Osmani, është një ndër personat më të afërt të ministres së jashtme, Donika Gërvalla dhe si i tillë ka vite që asaj i ka shërbyer si këshilltar.