fbpx
Lajme

Mënyra ekzistuese e emërimit, riemërimit dhe avancimit të stafit lë shumë hapësirë për interpretime, korrupsion të formave të ndryshme, nepotizëm, klientelizëm

Shënohet përmirësim në avancimet akademike, ka vend për ndryshime

Sot, ORCA ka prezantuar një analizë zgjedhjen e personelit akademik mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës 2018.

Në këtë analizë janë hulumtuar 199 kandidatë në Universitetin e Prishtinës të rekomanduar pozitivisht nga komisionet vlerësuese në fakultetet përkatëse. Nga 199 kandidatët e shqyrtuar nga ORCA, 153 plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur, rizgjedhur ose avancuar si staf akademik. Në përqindje kjo shprehet në 77%. Vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 45%, që tregon një përmirësim të dukshëm në përmbushjen e kritereve ekzistuese.

Kjo situatë vjen edhe si rrjedhojë e precizimit të kritereve përmes Udhëzimit Administrativ 01/2018 të MAShT Nr. 07/2018, si dhe Rregullores Nr. 465 Për Procedurat Përzgjedhëse të UP-së.

ORCA konsideron se me gjithë përmirësimet e shënuara, mënyra ekzistuese e emërimit, riemërimit dhe avancimit të stafit lë shumë hapësirë për interpretime, korrupsion të formave të ndryshme, nepotizëm, klientelizëm.

Një mënyrë për ta bërë procesin transparent dhe meritokratik është themelimi i një autoriteti qendror me pjesëmarrje ndërkombëtare që verifikon, unifikon dhe jep titujt akademikë.

Për më shumë, mund të lexoni analizën e plotë: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2018/09/Analiza-e-konkursit-per-zgjedhjen-e-personelit-akademik-ne-UP-2018.pdf

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close