Xhavit Haliti: Adem Demaçi më tha, e mora Albin Kurtin në zyrë se po përkthen mirë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e Rrustem Mustafës se Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.
Haliti në Frontal Live tha se nuk e beson që Kurti ka qenë në luftë me armë, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Xhavit Haliti: “Vendlindja Thërret” ka pasë pak pare, s’ka qenë fond që duhet me i kushtu aq rëndësi
“Nuk e besoj që ka qenë në luftë me armë, por nëse ka qenë i ngakuar prej Demaçit në zyrën e tij atëherë ka një kontribut. As nuk e di si është arrestuar as për çfarë ësht akuzuar. Por të thuhet se ka qenë ushtar i imi, s’kisha me thanë që ka qenë ushtar i dikujt”, tha Haliti.
Haliti poashtu tha se e ka pyetur Adem Demaçin se përse e ka marrë në zyrë Albin Kurtin, teksa Demaçi i është përgjigjur se po përkthen mirë anglisht.
Reklamë
“Ne kur e kemi autorizuar Adem Demaçin për ta formuar Asamblenë e Përgjithshme të Kosovës, ai e ka hapur një zyrë dhe e ka marrë Albin Kurtin në zyrë. Unë se kam njoftë, por e pyeta pse e ke marrë dhe tha se po flet mirë anglisht dhe është i saktë në zyrë. Baca Adem më ka thënë që po përkthen mirë anglisht, ai ka pasur takime me zyrtarë të huaj dhe kjo është e tëra. Remi e ka thënë pjesën e vet, por as unë s’kam qenë i armatosur në luftë por edhe unë jam veteran i luftës. Lufta s’bëhet pa pare, pa armë, pa diplomaci, pa ushqim pa veshmbathje dhe të gjitha janë pjesë e luftës”, tha Haliti./Express/