fbpx
Lajme

Dalin dokumentet: BE e quan “përkushtim personal” të Kurtit vendimin për Mini-Shengenin

Këshilli i Bashkimit Evropian ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.


Demokracia.com e ka siguruar dokumentin e plotë si dhe të gjitha pikat që përmenden në raport.

Një prej pikave kryesore që përmendet në këtë raport është edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim lejon që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër rajon dhe ka qenë një ndër pikat e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor apo siç njihet “Mini-Shengeni”.

Bashkimi Evropian e cilëson këtë vendim si përkushtim personal të kryeministri Kurti.

“Vendimi i fundit  i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për lehtësimin e lëvizjes në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me letërnjoftime, është një hap pozitiv për përmbushjen e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Ky hap është theksuar si përkushtim personal nga kryeministri Kurti gjatë darkës jo formale në Bruksel, e që përkon me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës dhe në përputhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor 2020”, thuhet në raportin e Këshillit të BE-së.




Dokument i sigurar ekskluzivisht nga Demokracia.com i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.

Demokracia.com sot gjatë ditës do të raportojë edhe për pikat dhe temat e tjera që përmenden në këtë raport.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close