fbpx
Lajme

Si në Rusinë e Putinit dhe në Çeçeninë e Kadyrovit: Qeveria Kurti merr vendimin përfundimtar të mbyllet Klan Kosova

Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, një temë tepër e diskutuar në publik. Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës çertifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën. MINT ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kaloj në Gjykatë.

ARBK e kishte shtyer marrjen e vendimit deri më 28 korrik për shkak të “kompleksitetit” të çështjes. Pothuajse të gjithë e kritikuan këtë nismë të ARBK-së që është pjesë e Ministrisë së Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë.

Vendimi për shtyerjen e këtij vendimi erdhi pas ankesës së Klan Kosovës, ndërsa në shkresën e tyre, ARBK-ja theksonte se ka vendosur të shtyjë afatin “për shkak të kompleksitetit të çështjes”.

recommended by

ARTROPAN

Људи са боловима у колену и куку морају ово прочитати!

SAZNAJ VIŠE

Rasti i Klan Kosovës

Në fakt, çështja e Klan Kosovës u bë temë e madhe kur ARBK-ja vendosi të pezullojë certifikatën e biznesit të këtij mediumi. Në vendimin e parë, i cili siç shkruante Nacionale ishte bazuar gabimisht në ligj, ARBK-ja njoftonte se është pezulluar certifikata e biznesit.

“Mbështetur në aktet ligjore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër. Për vendimin e ARBK-së, është ftuar në takim dhe është njoftuar pala, përkatësisht pronari i Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK.” – thuhet tutje në komunikatë.

Në lidhje me këtë vendim, kishte reaguar ashpër edhe Klan Kosova, e cila e kishte cilësuar si veprim politik dhe arbitrar vendimin e Qeverisë Kurti.

Këtë, kjo Qeveri, po e bën me vendime që nuk i përkasin një sistemi demokratik. Në emër të ligjit e Kushtetutës, po ndërmarrin veprime që janë në kundërshtim me të dyja, e për më keq edhe kundër parimeve të demokracisë.” – shkruan në reagimin e fundit ky medium.

Në lidhje me këtë temë kanë reaguar edhe ambasadat në Kosovë.

“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi.” – deklaronte ambasada e ShBA-së.

Tutje, ambasada amerikane ka deklaruar se vendimi ndaj Klan Kosovës duket se është marrë papritmas.

E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm. Siç e kemi thënë vazhdimisht, mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracitë e forta dhe të qëndrueshme.” – përfundonte Ambasada e ShBA-së.

Në të njëjtën linjë ishin edhe ambasadat e tjera, si ajo e Gjermanisë, por edhe Zyra e BE-së në Kosovë, të cilat e kritikuan një ndërmarrje të tilla nga Qeveria Kurti. Natyrisht edhe AGK-ja e kishte kritikuar një nismë të tillë, njëjtë edhe organizata ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medies.

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, e kishte quajtur si të turpshme një nismë të tillë, duke theksuar se “Kosova në zi..”.

“Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi…Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.” – shkruante ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close