fbpx
Lajme

Tomë Gashi e pranon: kam punuar gjyqtar deri në vitin 1992

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të VV’së, Astrit Deharit, shkruan Express.

Molliqaj premtoi se do t’ua nxijë jetën prej Tomë Gashit e deri te kryeministri Kurti, nëse kjo qeveri nuk bën drejtësi për Astritin.

“Veç një kërkesë e kam për qeverinë. Drejtësi për Astrit Deharin. Nëse s’e bëjnë drejtësinë për Astrit Deharin, jetën do t’ia nxijë, prej këtij Tomës, e deri te Albin Kurti. Jetën do t’ua nxij se këta e kanë keqpërdor dhe s’e kanë pasur mik e as shok. Këta kanë mashtruar në vdekjen e një aktivisti që këta e kanë pasur mik e që e kam pasur shumë të afërt”, është shprehur Molliqaj.

E avokati Gashi i tha Molliqaj se ky i fundit jetën do t’ia nxijë vetëm vetes.

“Ti jetën mundësh me ia nxi jetën veç vetvetes, se neve s’mundesh hiç. Drejtësi ti s’lyp hiç për Astritin sa lypi unë dhe Vetëvendosja”, tha Gashi.

“Kur është deklarimi i fundit publik?”, pyeti Molliqaj.

“Ata që s’vendosin drejtësi për Astritin, janë përgjegjës për mungesën e drejtësisë, përfshirë edhe avokatin”, ka thënë Molliqaj.

“Unë pa lypë drejtësi deri në fund, s’do të ndalem. Më këqyr në sy”, shtoi Molliqaj./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close