fbpx
Lajme

“Naim Miftari përdori emrin e SHIK-ut për të bërë kontrabandë me naftë, SHIK-u e lajmëroi në UNMIK”

I vetshpalluri agjent i SHIK-ut – Naim Miftari, ka një histori të zezë mbrapa. Ai besohet se nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut.

Në kohën sa ka ekzistuar SHIKU, Naim Miftari ishte lajmëruar – raportuar në UNMIK pasiqë ishte zënë duke e keqpërdorur emrin e SHIK-ut si dhe ishte zënë duke zhvilluar kontrabandë me naftë.

Ish kreu i SHIK-ut z. Kadri Veseli kishte dhënë detaje gjatë një procesi të EULEXIT për këtë situatë: “Ne jemi informuar nga një shërbim i huaj se ai ishte duke bërë kontrabandë me naftë dhe se kishte pasur problem pronësie në një kompani nafte. Për ti zgjidhur këto ishte thirrur në emër të njerëzve të caktuar duke manipuluar kështu me organizatën tonë dhe organizata tjera”, ka deklaruar Veseli.

Atë Veseli e ka vlerësuar si një manipulues që ka keqpërdor emrin e SHIK-ut duke thënë se e kanë zënë tri herë duke e bërë këtë. “E kemi lajmëruar tek autoritetet e UNMIK-ut kur e kemi zënë duke e keqpërdorë emrin e SHIK-ut”, ka thënë Veseli./kallxo/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close