fbpx
Lajme

Bahtiri ia dha rreth 1 milion euro firmës serbe për ndriçimin e Mitrovicës, Kryetari i VV e akuzoi ashpër

Ishte viti 2015. Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri kishte vendosur që një tender në vlerë prej 767 mijë e 940 euro t’ia jepte një firme serbe për ndriçimin e Komunës së Mitrovicës.

Kontrata ishte nënshkruar me firmën “HesaLight Kosovo” e cila për çudi kishte vetëm një punëtor të regjistruar. Kontrata ishte nënshkruar per 10 vjet. Këtë raportim dhe hulumtim e kishte prezantuar kompania mediale Koha.

Pas këtij hulumtimi, kishte reaguar edhe Kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë z. Faruk Mujka.

Ai e kishte akuzuar kreun e Komunës z. Agim Bahtiri se Komunën e Mitrovicës e kishte shndërruar në “xhungëll”. Ai vazhdoi më tutje duke thënë se as “Dritat e Beogradit nuk po kryejnë punë”.

Faruk Mujka personalisht e kishte shpërndarë këtë hulumtimit për firmën serbe dhe kontratën rreth 1 milion euro.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close