Lajme
Përkrahësi i VV-së nga Prizreni: Gjithçka është në disfavor të Haskukës, ai nuk ka menaxhuar mirë
Opinionisti dhe përkrahësi publik i Vetëvendosjes z. Blerim Gashi ka dhënë deklarimin e tij sa i përket zgjedhjeve në Prizren. Ai ka deklaruar se “Gjithçka është në disfavor të Haskukës, sepse ai nuk ka menaxhuar mirë në Prizren”.
Pavarësisht se z. Blerim Gashi njihet për qëndrimin e tij publik pro Vetëvendosjes por ka kritikuar ashpër qeverisjen e z. Mytaher Haskukës.
Drejtuesi i emisionit politiko Kushtrim Sadiku, u involvua në debat duke thënë se “sapo më erdhi një mesazh ku thotë, ne hasjanët e LDK-së do ta votojmë Shaqir Totajn në rundin e dytë”.