fbpx
Lajme

Veprimtari nga diaspora: Nëse hapen dosjet e UDB-së, ka mundësi që Kosova të mbetet pa pushtet

Shkruan: Sali Rexhaj

Dje u publikua nga Arsim Gerxhaliu nje liste e vitit 1945 e delegateve te Kosoves te cilet e votuan aneksimin e Kosoves nga Serbia.Kjo nxiti debate ne opinjon sepse shume emera aty jane te njohur per opinjonin pasi ata kohe te gjate ushtruan funksione te larta partiake e shtetrore gjate kohes se Jugosllavise komuniste. Aq me shume tani ka shum vajza e djem, mbesa e nipa e bashkefamiljar te ketyre njerzve te cilet punojne ne institucione e OJQ si dhe kan ndikim ne opinjonin publik.Mire se publikohen dokumente te tilla, sepse opinjoni njoftohet me fakte, pasi shpesh kemi spekulime te ndryshme. Bie fjala ne kete liste nuk ka njerez te cilet jane akuzuar per qellime partiake e me qellim denigrimin e tyre, siq eshte rasti me Akademik Mark Krasniqin.

Ne kete liste ka kriminel te luftes te cilet kan marre pjese ne krime mbi shqiptar andej e kendej kufirit. Ka njerez te cilet i nxiten vellavrasjet. Por nje gje eshte shume e rendesishme. BE ka kerkuar qe te hapen dosjet e UDB-es dhe KOS-it, gje e cila per rrethanat e Kosoves e cila nuk e ka hape kete teme ende, aq sa i njoh une ato, ne Kosove do te kemi nje termet dhe mundesi qe Kosova te mbetet pa pushtet dhe te shkohet ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Institucionet e Kosoves jane te stermbushura me vajza e djem, mbesa e nipa e bashkefamiljar te agjenteve e bashkepunetoreve te ketyre sherbimeve sekrete te ish-diktatures. Kjo eshte nje pune shume e mire, sepse Kosova eshte demtuar rende nga bashkepunetoret e UDB-es e KOS-it, sepse sa ne Kosove, nuk ka pase ne asnje njesi frderale aq shume bashkepunetor te sherbimeve sekrete. Ne Kosove kan vepruar disa sherbime. Kosova i kishte Sigurimet Shteterore te organizuara ne nivel te komunave, po edhe Sigurimin Shtetror ne nivel te Kosoves. Sherbim i cili pas renjes se Rankoviqit e sidoms pas autonomise se vitit 1974 ishte i pavarur nga Serbia, me nje rrjete ta madhe te bashkepunetoreve ne te gjitha sferat e jetes e qelizat e shoqerise ne Kosove. Pastaj ishte UDB serbe permes atyre shqiptareve qe kan ardhe nga Lugina dhe serbve qe jetonin ne Kosove. UDB e Maqedonise e Malit te Zi, poashtu permes studenteve qe kan ardhe ne Kosove per te studjuar dhe shume nga ta jane punesuar e kan jetuar ne Kosove.

UDB ka vepruar edhe nga sherbimi federativ i cili ka qene kupole e te gjitha sherbimeve. Poashtu edhe KOS ka qene shume aktiv, dhe sherbim mbi te gjitha sherbimet me kompetenca e rrjete te madhe te bashkepunetoreve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close