fbpx
Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen

Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, ndërsa 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa rëndë, nga plumbat e gomës që i
përdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.
Homazhe për Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Më 11 shkurt aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Prishtinës u mblodhën në
vendin ku kishin rënë dëshmorët Arben Xheladini dhe Mon Balaj për të bërë homazhe.

Demonstrata e 3 Marsit. Demonstratës gjithëpopullore iu bashkuan dhjetëra mijëra qytetarë të cilët shprehën mllefin kundër
pushtetit që robëron dhe vret. Policia e kishte bllokuar një pjesë të marshutës së demonstratës, por pas ultimatumit nga
Lëvizja VETËVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugën. Para selisë së policisë në Prishtinë u vendos mbishkrimi VRASËS në të
gjitha gjuhët e ekipeve policore që morën pjesë në intevernimin e 10 shkurtit.
Ekspozita e Pakos së Ahtisaarit. Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë tërë javës kanë ekspozuar nenet nga Pakoja e
Ahtisaarit të cilët ngërthejnë në vete padrejtësitë e tmerrshme të këtij dokumenti, i cili do t’ia shkatërrojë Kosovës të
ardhmen. Këto nene nga të gjitha anekset e pakos shpjegojnë në detaje pengesat që do t’i ketë Kosova në të ardhmen,
pengesa këto që kanë të bëjnë me funksionimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës në përgjithësi.
Demonstratë me 31 Mars. Në këtë demonstratë u kërkua vetëvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit të Kosovës, dhe
lirimi it ë gjithë të burgosurëve politik individual në Kosovë.
Rrencat. Më 1 prill qytetarët e Prishtinës i kanë votuar rrencat më të mëdhenjë ndër politikan. Procesi i votimit është
mbajtur sot në Prishtinë, dhe është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Në të kanë marrë pjesë 974 qytetarë të
Prishtinës. Fitues doli Hashim Thaçi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallën atë rrencin më të madh.

  1. Më 5 prill 2007 deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në të njëjtën sallë për ta miratuar me aklamacion një
    deklaratë mbështetëse për Pakon e Ahtisaarit. Me këtë Pako na është thënë se Kosova fiton çdo gjë. Njëjtë si më 1989.
    “Lirojeni Albinin.” Shkrimi i parullës “Lirojeni Albinin!” dhe “Free Albin!” në murin e UNMIK-ut. Kjo parullë është shkruar
    edhe në qendrat tjera të Kosovës.
    VRASËS. Në makinat e UNMIK-ut është shkruar parulla VRASËS. Kjo parullë ua ka përkujtuar qytetarëve të Kosovës
    shndërrimin e regjimit colonial në edhe regjim terroristë pas 10 shkurtit.
    Tryezë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së organizoi tryezën e
    rrumbullakët “Pakoja e padrejtësisë dhe mosfunksionalitetit” me intelektualë. Aty u analizuan dëmet e pakos së Ahtisaarit në
    3 rrafshe: atë juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe të sigurisë.
    Tryezë dhe protestë në Pejë. Më 19 maj 2007, në Pejë u mbajt tryeza e rrumbullakët, e organizuar nga Lëvizja
    VETËVENDOSJE! me temën Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashëgimisë sonë. Në këtë tryezë ku morën pjesë intelektualë
    nga Peja si dhe përfaqësuesit e disa partive politike, përfshirë përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Pejës, u diskutua muri i
    cili ndërtohej në atë kohë përreth Patrikanës së Pejës. Pas tryezës aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Pejës organizuan
    protestë në hyrje të Patrikanës.
    Tryezë në Drenas. Me 7 qershor Lëvizja VETËVENSOJE ! organizoi tryezë në Drenas me temën Pakoja e padrejtësisë dhe
    jofunksionalitetit.
    Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt një ekspozitë ku janë përmbledhur
    fotografitë më të mira nga të gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatë këtyre dy viteve.
    Pakoja e plehut. Në qershor Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit të parullës “Pakoja e Ahtisaarit” nëpër
    kontenierat e plehut në Prishtinë. Kjo ka simbolizuar pakon si një kontenjerë që përmban shumë gjësende, të gjitha këto me
    vlerë plehu për të ardhmen e Kosovës. Ky aksion është realizuar edhe në qendrat tjera të Kosovës.
    Lëvizja VETEVENDOSJE !
    Rr. Perandori Justinian, nr.9
    Qyteza Pejton
    10000 Prishtinë / Kosovë
    Lëvizja VETEVENDOSJE ! – www.vetevendosje.org – kontakti@vetevendosje.org
    Memorandum. Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ka dërguar dy memorandume një numri të organizatave ndërkombëtare që
    merren me të drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janë shkelur të drejtat e njeriut me mbajtjen e
    vazhdueshme të aktivistëve tonë në paraburgim.
    Tryezë në Besianë. Më 27 qershor, në Besianë u mbajt tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Qendra e Lëvizjes
    VETËVENDOSJE! atje.
    6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit të demonstratës së 10 shkurtit dhe rënies së Arbenit dhe
    Monit Lëvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qëlluan dy dësmorët. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres së Britanisë së
    Madhe ku ia dërguam një letër publike shefit të zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Në fund
    shkuam tek zyra e Rumanisë të cilën e goditëm me vezë të prishura. Ky shtet po i mbanë kriminelët që vranë Arbenin dhe
    Monin.
    Manipulimi i UNMIK-ut. Me 11 shtator në murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullës UNMIK-u manipulon
    fëmijët! Në këtë mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashëse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fëmijë për të vizatuar
    pikturat e veta aty. Në disa vende fëmijët kanë shkruar “E duam UNMIK-un”, shpërfaqje kjo e qartë e qyqarllëkut të këtij
    pushteti shtypës i cili po i manipulon fëmijët për ta mbrojtur veten dhe padrejtësinë e tij.
    Promovimi i librit. Institutit Albanologjik tw Prishtinës do të bëhet promovimi i librit “ZGJOHU – Për rezistencë drejtë lirisë” i
    Albin Kurtit. Fjalët e rastit mbajtën Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.
    Gjatë këtij viti janë arrestuar 84 aktivistë. Janë lënduar 84 aktivistë dhe qytetarë, si dhe janë rrahur 9 aktivistë
    Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shtrirë veprimtarinë e saj në shumë qendra dhe vendbanime të Kosovës, numëron qindra
    aktivistë, mijëra mbështetës, gjithnjë në përpjekje për të mobilizuar dhe organizuar popullin e Kosovës në misionin e arritjes
    dhe realizimit të së drejtës për vetëvendosje. Të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht. Deri në vetëvendosje për
    popullin e Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close