Lajme
Kurti 2018: Litra e naftës 1 euro e 22 centë, po shtohen xhipat qeveritarë
Atëbotë në opozitë. Albin Kurti saktësisht me 4 Nëntor 2018 kishte kritikuar dukshëm Qeverinë e atëhershme që udhëhiqej nga Haradinaj, për çështjen e shtrejtimit të naftës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti thoshte se që nga shpallja e Pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, rekordi tani është thyer. Aktualisht, një litër naftë në vendin tonë kushton 1 euro e 27 centë, gati 5 centë më shumë sesa koha kur Kurti nuk i ndalte kritikat ndaj ekzekutivit.
Madje, ai shtonte se po rritje numri i xhipave të qeveritarëve që e kanë naftën e lirë, gjë për të cilën është kritikuar edhe vet Kurti nga qarqet opozitare aktuale.
Më poshtë edhe postimi i Kurtit.